Flash

Berisha: Kjo do jetë vjeshtë mosbindjeje civile

Lapsi.al 23 September 2022
Berisha: Kjo do jetë vjeshtë mosbindjeje civile

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se kjo do të jetë një vjeshtë protestash. Megjithatë ai nuk përcaktoi se kur do të nisin ato. Nga selia blu gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha tha se PD është duke punuar për fillimin e mosbindjes civile.

Deklarata e Berishës:

"Sali Berisha dhe PD do të bëjnë gjithçka që kjo të jetë vjeshtë protestash, revoltash, mosbindjesh civile. Kushti më themelor për të rikthyer vendin në normalitet.

PD është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është e lartë. Janë çështje kohe dhe axhende. Do të ndodhin dhe të fuqishme. E hëna është mbledhja e Këshillit Kombëtar. Do të jepet edhe alarmi, udhëzimi për fillimin e protestave dhe revoltave”.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI