Flash

2018/ Kur Ditmir Bushati kundërshtoi LIVE ministrin turk për shkollat e Gylenit

Lapsi.al 23 September 2022
2018/ Kur Ditmir Bushati kundërshtoi LIVE ministrin turk për shkollat

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur kopshtin dhe shkollën e vajzave “Mehmet Akif” ka qenë një kërkesë e kahershme e Ankarasë. Nga ata që e kanë kundërshtuar publikisht pas ardhjes së PS-së në pushtet mbahet mend ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ai qëndroi në këtë detyrë nga 2013 deri në 2019-ën.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë në 19 tetor 2018, ish-ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i kërkoi Bushati të të largojë “terroristët turq”. Sipas tij ata kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare. Ai tha se Shqipëria duhet të mbyllë të gjithë institucionet të cilat kanë lidhje me lëvizjen Hizmet të frymëzuar nga Fethullah Gylen.

“Ne kërkojmë eliminimin e veprimtarisë kundër shtetit turk që zhvillohet këtu. Miqve tanë shqiptarë i kemi dhënë listën me emra. Kemi kërkuar ekstradimin e tyre edhe në mënyrë zyrtare. Ne nuk do të mbanim kurrë terroristë shqiptarë në Turqi, kështu që të njëjtën gjë pres që të bëjë edhe Shqipëria. Falë guximit dhe urtësisë së Presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit.

Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht, kjo është organizatë e rrezikshme. E dimë se këtu kemi anëtarë të këtij grupi. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë. Ata mund të bëjnë çdo gjë”, - tha Çavusoglu.

LEXO EDHE: Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e zotit apo e djallit?

Por në të njëjtin moment ai hasi në kundërshtimin e hapur të ish-ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar.

Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia” - deklaroi Bushati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

47 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID. ...

19:23

Aksident i pesëfishtë në Fier

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Honda’, një ‘Golf’, një motor pic...

18:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI