Flash

OKB: Mbi 1 milion persona në botë rrezikojnë të vuajnë nga uria

Lapsi.al 22 September 2022
OKB: Mbi 1 milion persona në botë rrezikojnë të vuajnë

OKB -ja ka paralajmëruar për krizën ushqimore, e cila prek shumë rajone të botës në zhvillim. Afro 1 milion njerëz në mbarë botën janë të rrezikuar nga uria dhe janë në rrezik të vdekjes në muajt e ardhshëm nëse nuk marrin ndihmë humanitare, një numër rekord kryesisht për shkak të thatësirës në Bririn e Afrikës. ka paralajmëruar OKB-ja.

Këto vlerësime janë publikuar në një raport ditën e djeshme nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP). Raporti paraqet situatën e 19 vendeve që konsiderohen si “pikat e nxehta” në të gjithë botën dhe gjashtë prej të cilave janë vënë në “gadishmërinë më të lartë” nga OKB: Afganistani, Etiopia, Nigeria, Sudani i Jugut, Somalia dhe Jemeni.

Në këto gjashtë vende, 970,000 njerëz pritet të plotësojnë kriteret për fazën e “katastrofës”, niveli më i lartë (5) në renditjen e pasigurisë ushqimore, deri në janar 2023. Kjo do të thotë se “uria dhe vdekja janë një realitet i përditshëm” dhe se kjo është një situatë në të cilën “mund të regjistrohen shkallë ekstreme të vdekshmërisë dhe kequshqyerjes nëse nuk merren masa të menjëhershme”.

Ky numër është dhjetë herë më i lartë se gjashtë vite më parë për shkak të ndikimit të konfliktit, ndryshimeve klimatike dhe paqëndrueshmërisë ekonomike të përkeqësuar nga pandemia Covid-19 dhe ndikimi i krizës në Ukrainë.

Lexo edhe:

Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

Biden njoftoi një paketë ndihme prej 2.9 miliardë dollarësh për të përballuar urinë. Udhëheqësit botërorë bënë thirrje të martën për përpjekje të dyfishuara për të menaxhuar pasigurinë ushqimore në rritje në botë.

Guatemala, Hondurasi dhe Malavi janë në listën e OKB-së, si vendet më të rrezikuara. Agjencia është gjithashtu e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Republikën Demokratike të Kongos, Haiti, Kenia dhe Siri.

“Numri i njerëzve që po përballen me pasiguri akute ushqimore në mbarë botën pritet të rritet me një ritëm marramendës”, paralajmëroi David Beazley, drejtori ekzekutiv i WFP.

Në Bririn e Afrikës deri në 26 milionë njerëz pritet të jenë në një situatë të tillë. Thatësira që ka prekur rajonin ka shkatërruar të korrat, ka zhdukur bagëtinë dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Në mungesë të një përgjigjeje adekuate humanitare, analistët parashikojnë se deri në katër fëmijë ose dy të rritur për 10,000 njerëz do të vdesin çdo ditë në Somali deri në dhjetor,” tha OKB.

Të këshilluara

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian, thanë prokurorët....

15:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI