Flash

Milan 'copëtohet' nga Nation League: dëmtohet edhe Maignan

Lapsi.al 22 September 2022
Milan 'copëtohet' nga Nation League: dëmtohet edhe Maignan

Pasi humbi Theo Hernandez, Milani po ndjek nga afër situatën e Mike Maignan. Portieri, titullar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Austrisë, u zëvendësua në pjesën e parë për një problem në pulpën e majtë. Në vend të Maignan në fushë doli Areola. Një ditë tensioni për Stefano Piolin, të cilit iu desh të pësonte edhe problemin muskulor të Sandro Tonalit, i detyruar të tërhiqej nga grumbullimi i Italisë.

Mesfushori në fakt ka ngritur flamurin e bardhë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Italia duhet të luajë kundër Anglisë (të premten në mbrëmje) dhe Hungarisë (të hënën në mbrëmje). Tonali nuk ka marrë pjesë në seancën e mëngjesit të sotëm për shkak të lodhjes së vazhdueshme të muskujve.

Lexo më tej:E bujshme, Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në ‘qiell’

Një problem i konfirmuar edhe nga trajneri Mancini i cili në konferencën para ndeshjes tha se ishte pesimist edhe për ndeshjen e të hënës. Tonali është larguar nga Coverciano për t'u kthyer në Milanello. Një situatë që padyshim edhe Milani po e ndjek me njëfarë shqetësimi, në funksion të rifillimit të kampionatit ndaj Empolit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI