Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Falsifikoi dokumentet e pronësisë në Ksamil, arrestohet 69-vjeçari

Lapsi.al 22 September 2022
Falsifikoi dokumentet e pronësisë në Ksamil, arrestohet

Një 69-vjeçar, i identifikuar si Skënder Omeri është arrestuar në Sarandë. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronës në Ksamil. 69-vjeçari mendohet se ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke truall duke aplikuar pranë ASHK Sarandë, me dokumente të falsifikuara.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë

Sarandë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevent”. Operacioni u zhvillua Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Vihet në pranga 1 shtetas që tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke, me anë të dokumenteve të falsifikuara.

Vendoset sekuestro preventive mbi sipërfaqen e tokës truall, në Ksamil. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

U bë ndalimi i shtetasit S. O., 69 vjeç, banues në Sarandë. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me pasoja të rënda.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke truall, në Ksamil. Ai ka aplikuar pranë ASHK Sarandë, me dokumentet të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë dhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi truallin me sipërfaqe 4950 metër katror, në Ksamil. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI