Flash

E bujshme, Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e çon çmimin në 'qiell'

Lapsi.al 22 September 2022
E bujshme, Armando Broja në shënjestër të Milan: Chelsea e

Armando Broja është futur zyrtarisht në listën e ngushtë të Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras. Corriere dello Sport ka zbuluar se Milani tashmë po sheh drejt së ardhmes dhe dëshiron të forcojë repartin e tyre sulmues. Idea është për sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve të verës. Objektivi i kuqezinjve është të kërkojnë një rifreskim të repartit ofensiv. Zlatan Ibrahimovic sezonin e ardhshëm do të jetë pothuajse 42 vjeç dhe mund të vendosë të tërhiqet. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Via Aldo Rossi dëshirojnë të vendosin një qendërsulmues të ri në krah të dyshes së formuar nga Olivier Giroud dhe Divock Origi.

Armando Broja, sulmuesi 21-vjeçar aktualisht i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, aktualisht mban fanellën e Chelseat. Ndoshta me Blues nuk ka patur shumë minuta këtë sezon, por në Premier League është bërë i njohur. Sezonin e kaluar ai veshi fanellën e Southampton dhe shënoi gjashtë gola. Nga pikëpamja fizike është perfekte për lojën e Stefano Piolit. Broja është 1.91 m i gjatë, e zotëron në mënyrë perfekte zonën e penalltisë dhe ofron prezencë fizike.

Lexo më tej: Video/ “Po çfarë presioni, luaj futboll që 3 vjeç”: Broja gati të tërheqë Shqipërinë në Izrael

Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi i ri shqiptar ka një kosto prej 35 milionë euro. Megjithatë, falë marrëdhënieve të mira mes dy pronarëve amerikanë, Gerry Cardinale mund ta mbyllë marrëveshjen me ulje. Përveç kësaj - shkruan sot gazeta - me Blues kuqezinjtë kanë bërë tashmë disa marrëveshje në vitet e fundit, duke blerë Bakayoko, Tomori dhe Giroud.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI