Flash

Agron Shehaj: Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike, ligj për ndalimin e kompanive offshore

Lapsi.al 22 September 2022
Agron Shehaj: Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike. Ai theksoi se me paratë e qytetarëve abuzohet nga qeveria ndërsa shtoi se duhet një ligj për ndalimin e kompanive offshore, për t'i përjashtuar këto kompani nga prokurimet publike. Më tej, Agron Shehaj deklaroi se Partia Demokratike shumë shpejt do të sjellë në Kuvend një projektligj për përjashtim nga tenderat apo koncesionet të kompanive guackë dhe offshore. 

Pjesë nga fjala e Shehajt në Kuvend

“Shteti shqiptar nuk mund të hyjë në marrëdhënie financiare me kompani anonime, pronarët e të cilave i njeh vetem qeveria, publiku nuk i njeh se kush jane. Kush i garanton qytetarët shqiptarë se pas kompanive guacke qe kane marre koncesionet nuk qëndrojnë pushtetarë të korruptuar, terroristë apo kriminelë? Ligji shqiptar ndalon te denuarit te marrin pjese ne tendera. Po ashtu Kushtetuta ndalon politikanet te perfitojne nga parate publike apo pasurite shteterore. Por nese lejojme kompanite anonime te perfitojne para publike dhe pasuri shteterore, atehere jemi duke lejuar politikanet apo te denuarit te perfitojne para publike pavaresisht se ligji nuk e lejon. Pra qeveria perdor kompanite guance dhe offshore vetem per nje qellim; per te fshehur pronaret. Ne cilat raste Qeveria eshte e detyruar te mbaje fshehur pronaret? Pikerisht kur perfituesit jane politikanet, familiaret e tyre ose individ te denuar. Ligji për regjistrimin e pronarëve përfitues nuk e zgjidh këtë problem sepse nuk ndalon perdorimin e kompanive guacke te perfitojne para publike. Prandaj ne duhet të ndërmarrim masa edhe më drastike si ne rastin e parlamentit sllovak. Partia Demokratike shumë shpejt do të sjellë në këtë Parlament një projektligj për përjashtimin nga tenderat apo koncesionet të kompanive guacke dhe offshore. Ne gjykojmë se në kushtet e korrupsionit galopant dhe abuzimit masiv të parave publike, kjo është një masë e domosdoshme dhe jetike për Shqipërinë. Kompanitë offshorë nuk mund të bëjnë biznes me fonde publike. Për kontratat ekzistuese, ligji do të përcaktojë mekanizma shtrëngues që ato të detyrohen te zbulojnë pronarët e tyre të vërtetë. Në të kundërt do të ketë penalitete shumë të forta. Qeveria e di, se kujt i shkojne parate publike por edhe shqiptaret kane te drejte te dine kush eshte personi fizik qe perfiton parate e tyre", deklaroi Shehaj. 

Të këshilluara

Rama pozon me Joe Biden në OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pozuar ...

20:35

51 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 641 testime, 51 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 75 të shëruar në 24 orët e fundit 22 Shtator 2022 – Ministri...

18:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI