Flash

Video/ Cikalleshi i tërheq vëmendjen Rejës: "Më mirë është kur luajmë me dy sulmues"

Lapsi.al 21 September 2022
Video/ Cikalleshi i tërheq vëmendjen Rejës: "Më

"Tashmë jam pak larg, në Arabi. Jam për një vit atje, nuk e di a do të vazhdoj apo jo atje. Në momentin që trajneri mendon se mund të shërbej në kombëtare si brenda dhe jashtë fushe, unë do të jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren". Sokol Cikalleshi ka nisur tashmë një episod të ri në karrierën e tij, duke u transferuar në Arabinë Saudite. Por dëshirën për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren nuk e ka humbur aspak. Sulmuesi ka bindjen se me përkushtim maksimal edhe rezultatet do të vijnë: "Këtë javë po punojmë shumë edhe në këtë aspekt. Mendoj që po bëjmë më të mirën për momentin, edhe pse grupi nuk është i plotë. Shpresoj që të bëjmë ndeshjen që të gjithë kërkojmë dhe të arrijmë të marrim rezultatin. Kështu do të realizojmë objektivat që kemi".

Cika zbuloi pastaj se skuadra i ka parë gabimet e ndeshjes së kaluar në video. E gjatë seancave stërvitore është përmirësuar në atë aspekte. Izraeli nuk është një ekip i pakalueshëm sipas tij, duke marrë në konsideratë edhe ndeshjet e kaluara: "Problemi i ndeshjes së fundit është që kemi bërë gabime që mund të evitoheshin. Për këtë gjë po punojmë dhe kemi bërë edhe analizat me video. I kemi parë këto gabimë dhe besoj se do t’i përmirësojmë. Kemi përballë një kundërshtar të vështirë, jemi në një grup më të vështirë se më parë. Duhet të bëjmë më të mirën në aspektin taktik, duke mos pësuar gol dhe pastaj me aftësitë që kemi të arrijmë të shënojmë dhe të marrim tre pikët".

Lexo më tej: Video/ “Ata kanë hallet e veta”: Gjasula, njeriu më i kritikuar i dy ndeshjeve të para, nuk fshihet pas dëmtimeve

ZGJEDHJA

Për qendërsulmuesin, që me dëmtimin e Uzunit, me shumë mundësi projektohet titullar në krah të Brojës, kjo zgjedhje është edhe më komode se të luajë i vetëm përpara: "Më mirë është të luaj me dy sulmues, pasi kur ke një partner afër, mundësia për të shënuar është më e madhe. Duke qenë se gjithë kohës kemi luajtur me dy sulmues, besoj se do të vazhdojmë të luajmë kështu", përfundoi Cikalleshi.

https://youtu.be/4QjzA4mJzGw

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI