Flash

Tifozët ultras të Juventus kundër Bonuccit: "Nuk ka qenë kurrë një lider e nuk do të jetë asnjëherë"

Lapsi.al 21 September 2022
Tifozët ultras të Juventus kundër Bonuccit: "Nuk ka

"Jemi dëshmitarë të skenave që nuk i kuptojmë dhe na bëjnë të buzëqeshim. Ose më mirë skena qesharake të konceptuara nga ata që e mbajnë veten lider, por sillen si një viktimë sakrifikuese. Bonucci kurrë nuk ka qenë lider dhe nuk do të jetë asnjëherë". Tifozët ultras të Juventusit reshtohen kundër kapitenit të Juventusit dhe këtë e bëjnë me një deklaratë të postuar në profilet e tyre sociale. Në këtë moment të veçantë konfuzioni të përgjithshëm, jemi në një anarki totale. Ku kushdo që dëshiron, e mban veten për shef, lider dhe përgjegjës pa patur karizmën dhe as njohjen e njerëzve apo atyre që e njohin mjedisin prej vitesh. Nëse ka shkallë hierarkie, një arsye ka. Një ushtar i mirë nuk është domosdoshmërisht një udhëheqës i mirë”.

Lexo më tej: Nga dënimi i Portos te pankina në Monza: Allegri-Bonucci, historia e një raporti të komplikuar

“Të cosh lojtarë profesionistë si viktima sakrifikuese për të parë sektorin ultras ndërsa i shajnë dhe i ofendojnë. Krijon një legjitimitet për kontestim një muaj nga fillimi i sezonit, që është thjesht absurde – thuhet në njoftimin për shtyp –. Rezultati mund të jetë vetëm formimi i një grupi të dobët dhe plot negativitet dhe viktimizime. Krejt e kunderta me cfarë duhet në sport, sidomos në këto nivele dhe në një sport ekipor. Kushedi këta lojtarë me kë flasin dhe kush i thotë të bëjnë gjëra jashtë profesionit dhe njohurive të tyre. Po i bëni më shumë dëm ju shokëve të skuadrës dhe skuadrës se çdo trajner, apo drejtues i paaftë”, vijon komunikata e tifozëve ultras.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI