Flash

Kina shpik maskën që zbulon Covid dhe gripin në ajër

Lapsi.al 21 September 2022
Kina shpik maskën që zbulon Covid dhe gripin në ajër

Maska anti-covid e së ardhmes vjen nga Kina. Ajo do të jetë i pajisur me një sensor të aftë për të zbuluar praninë e infeksioneve ose llojeve të tjera të viruseve në ajër.

Falë pranisë së një xheli dhe të ndihmuar nga ritmi i frymëmarrjes, pajisja mbrojtëse do të marrë mostrat që do të analizohen në kohë reale. 10 minuta dhe përdoruesi do të marrë një mesazh në telefonin e tij celular.

Zbulimi u publikua në një artikull të botuar në revistën “Matter". Studiues nga Universiteti i Shangait, “Tongji” ilustruan pajisjen inteligjente. Përveç Sars-Cov-2 ajo do të jetë në gjendje të zbulojë edhe viruset e gripit.

Sa i përket përdorimit të saj, “do të funksiononte shumë mirë në hapësira me ajrim të dobët, si ashensorë apo dhoma të mbyllura, ku rreziku për t'u infektuar është i lartë”, shpjegon Yin Fang, një nga autorët e studimit nga Kina.

Pajisja e re do të funksiononte edhe nëse shfaqen viruse të tjera të frymëmarrjes pasi sensori është lehtësisht i rinovueshëm. ©LAPSI.al

Mascherina rileva Covid

Të këshilluara

95 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 95 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. Po ashtu janë shëruar 115 persona, ndërsa në spitalin COVID3 p...

19:30

I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Një i ri shqiptar dhe një italian janë ndaluar nga policia, pasi efektivët vunë re një erë të fortë hashashi që vinte nga automjeti me të cilin ata po lëviznin....

19:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI