Flash

Cristiano Ronaldo nuk dorëzohet: "Dua të jem në Euro 2024"

Lapsi.al 21 September 2022
Cristiano Ronaldo nuk dorëzohet: "Dua të jem në Euro

Pavarësisht dy viteve të fundit të vështira, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të luajturit futboll. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi portugez, duke saktësuar se, në moshën 37-vjeçare synon të vazhdojë karrierën të paktën deri në Euro-2024. "Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende - tha CR7, i cili mori çmimin Quinas de Ouro si golashënuesi më i mirë i dhënë nga Federata Kombëtare Portugeze -. Dua të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror (2022) dhe në Kampionatin Evropian (2024). Ndihem shumë i motivuar. Ambicia ime është e madhe”.

Lexo më tej: Ronaldon refuzon ofertën e çmendur: CR7 i tha “jo” 242 milionë eurove për dy sezone

Në moshën 37-vjeçare, kapiteni portugez ka 189 paraqitje dhe një rekord botëror për gola me kombëtaren, 117. Nëse konfirmohet prania e tij në Botërorin e Katarit, ai do të luajë atje turneun e tij të 10-të ndërkombëtar. Pas kthimit te Manchester United në vitin 2021, Cristiano Ronaldo pati një fillim të komplikuar në sezonin 2022-23, edhe për shkak të 'uljes' së tij në pankinë.

Jo vetëm kaq. Cristiano Ronaldo, në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Katarit, në atë miqësore të luajtur mes tyre, vendosi një rekord të ri. CR7 u bë lojtari me më shumë paraqitje në një kombëtare evropiane, duke mposhtur spanjollin Sergio Ramos. Lojtari i Manchester United kryeson edhe me gola, duke i rrëmbyer rekordin e mëparshëm iranianit Ali Dei me 109 realizime.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI