Flash

Berisha: Rama dhe Baton Haxhiu e dinë ku është Ervis Martinaj

Lapsi.al 21 September 2022
Berisha: Rama dhe Baton Haxhiu e dinë ku është Ervis Martinaj

Sali Berisha bëri sot një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Edi Rama e di se ku është Ervis Martinaj.

Ky i fundit është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pohojnë se kanë humbur kontaktet e tyre me të.

Në një deklaratë para grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se për këtë çështjes të flasë dhe prokuroria, që sipas thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është. 

E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit. 

Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.

Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori. 

Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij. Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë. 

Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama. Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, u shpreh Berisha.

Martinaj është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ndërsa ende policia dhe prokuroria nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI