Flash

Vrau dy motrat, burg përjetë autorit

Lapsi.al 20 September 2022
Vrau dy motrat, burg përjetë autorit

Përparim Ademi, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, është dënuar me burg përjetë.

Ngjarja ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2020, ku Ademi ekzekutoi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani. Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre në zonën e Astrit.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat. Me to ai kishte një lidhje jashtë martesore.

Në dosjen e krimit të rëndë, thuhej se autori Përparim Ademi ka marrë peng Zhanetën një ditë para se ta vriste, bashkë me të motrën. Gjithashtu ai e ka kërcënuar që të rikthehej me të. Siç citohet në dosje, Ademi i ka kërkuar Zhanetës që të ndahej nga i dashuri dhe e ka çuar në një hotel. Aty kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Dosja

“Më datë 30.12.2020 në mëngjes, ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës. Aty e ka pritur nga ora 06:00 e mëngjesit, kur ajo del për punë. Më pas, ai deklaron se e ka marrë nën kërcënimin e një thike, që kishte me vete. Në ato kushte e ka futur në një makinë tip “Volkswagen Tiguan”. Nga aty e ka çuar në Kërrabë, nga rruga e vjetër e Elbasanit. Atje kanë ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart, dhe kanë biseduar. Ka dashur ta detyrojë të kthehej prapë me të, dhe të shkëputej nga ai person. 

Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas, ai i ka thënë të shkonin në një hotel dhe të flisnin aty. Më pas, kanë shkuar në hotel, ku dhe kanë kryer dhe marrëdhënie me dëshirën e saj, pa përdorur dhunë ndaj saj në asnjë moment”, thuhej në dosje.

Më tej, në dosje thuhej se; “Në darkë, kur Përparimi ka qenë në shtëpi e ka marrë në telefon motra Kristina dhe Zhaneta, duke më thënë që kisha kërcënuar, rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye, do më bënin denoncim, do më fusnin në burg, etj. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën, që të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen jam zgjuar në mëngjes dhe kam shkuar te puseta e shtëpisë, ku mbaja automatikun që e kisha fshehur që në vitin 1997. Ka qëndruar duke menduar çfarë duhet të bënte dhe në një moment e ka ndarë mendjen, duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen, dhe e ka bindur veten fort për këtë gjë”.

Të këshilluara

Eksportet rriten me 41% në tetë muaj

Eksportet kanë përshpejtuar sërish rritjen në muajin gusht. Ato janë ndihmuar kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, sidomos për naftën. Sipa...

07:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI