Flash

Skeleti i gjetur nga policia greke i përket një shqiptari

Lapsi.al 20 September 2022
Skeleti i gjetur nga policia greke i përket një shqiptari

Skeleti i gjetur një ditë më parë në afërsi të një rruge në Theba në Greqinë qendrore i përket një shqiptari. Mediat greke shkruajnë se në rrobat e tij është gjetur një dokument identifikimi. Për shkak se ishte prej plastike ai nuk është kalbur.

Megjithatë mediat greke dhe autoritetet nuk e kanë bërë të ditur identitetin. Kjo derisa të kryhet analiza e ADN-së. Sipas të njëjtave burime shqiptari kishte pasur të shkuar kriminale dhe kishte qëndruar për një periudhë kohe në burgun e Patras.

Ai ka qenë i dënuar për çështje droge dhe ishte liruar nga burgu në vitin 2011. Nga ajo kohë nuk kishte më të dhëna në regjistrat e policisë.

Skeleti u gjet rreth 8 metra larg një rruge fshati dhe sipas dyshimeve të para ngjarja ka qenë kriminale. Dyshohet se ai është vrarë dhe trupi është groposur në një vend ku mendohej se nuk do të gjendej. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një shqiptar që u tha gazetarëve se dyshonte që viktima ishte vëllai i tij me të cilin kishte rreth 1 muaj që kishte humbur gjurmët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI