Flash

Sfidohet urdhri i prokurorisë / Mentor Kikia: Unë si gazetar do i botoja dokumentat e hakeruar

Lapsi.al 20 September 2022
Sfidohet urdhri i prokurorisë / Mentor Kikia: Unë si gazetar do i

Fakti që prokuroria shqiptare ka nxjerrë një urdhër ku i ndalon mediave të botojnë dokumentat e hakeruara nga piratët kibernetikë, që dyshohet se janë iranianë, është bërë debat në Open.

Duke prtetenduar pa asnjë fakt se publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë sigurinë kombëtare në njoftim thuhet: "Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale&nbsp" Ajo ka ngarkuar Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbledhin të dhënat për shkelësit e këtij urdhëri.

Por gazetari Mentor Kikia e ka sfiduar hapur këtë qëndrim. "Unë si gazetar do botoja çdo dokument. Çfarë sekreti shtetëror dhe cënim të sigurisë kombëtare ka kur qytetarët marrin vesh se një i shumëkërkuar lëviz lirshëm në kryeqytet dhe policia e di këtë gjë" tha ai në Open. Ai vazhdoi se prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj dhe meniat në mënyrë të përgjegjshme të kryejnë misionin e tyre.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë mesditën e sotme. Nga këqyrja paraprake, shtetasi G.Gj dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Njo...

13:12

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI