Flash

Protesta te tjera? Meta me përgjigje të cunguar

Lapsi.al 20 September 2022
Protesta te tjera? Meta me përgjigje të cunguar

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën e zhvilluar ditën e sotme për mediat u pyet edhe për protestat. Meta tha se pranvera e protestave ka nisur dhe nuk do të ndalet. Faktin se pse nuk janë mbajtur protesta të tjera nga opozita, Meta e justifikoi duke thënë se duhet menaxhim.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë së Lirisë shtoi se revolta është shumë e madhe. Por, sipas tij, problemi qëndron tek menaxhimi në mënyrë që të kthehet në një forcë për largimin qeverisë Rama.

"Pranvera e protestave ka nisur, unë kuptoj padurimin dhe revoltën. Problemi është menaxhimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në forcë të vërtetë." - u shpreh ish-Presidenti në konferencën për mediat.

Pritshmëria që krijuan dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, se shtatori do inicionte fundin e Edi Ramës, ishte e madhe. Por, ky premtim i pompuar gjatë gjithë sezonit veror, duket se është zbehur. Njerëzit kanë ngritur pikëpyetje. Ato janë ngritur edhe në studiot televizive. Shtatorit po i vjen fundi. Ku janë protestat që do shkundnin qeverinë? Me një PD që nuk ka organizuar asnjë protestë në shtator, dhe që nuk iu bashkua Partisë së Lirisë tek protesta që mbajti tek Inceneratori i Tiranës, a është problemi i vërtetë ai që thotë Meta, menaxhimi? Apo opozita nuk gjen dot gjuhën e përbashkët? Përgjigja e sotme e Ilir Metës është, së paku, jo e plotë. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Idiotësia opozitare/ Aleatët e para 25 prillit zihen për meritat e arrestimeve 

Të këshilluara

Vrau dy motrat, burg përjetë autorit

Përparim Ademi, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, është dënuar me burg përjetë. Ngjarja ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2020, ku Ademi ekzekutoi me aut...

11:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI