Flash

Nga lufta në Ukrainë, te beteja në Tel Aviv, Seferi: "Këto dy ndeshje janë finale për ne"

Lapsi.al 19 September 2022
Nga lufta në Ukrainë, te beteja në Tel Aviv, Seferi:

"I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e ndjej veten mirë. Unë do të bëj maksimumin në stërvitje, por është zgjedhja e trajnerit, se cili do të luajë". Taulant Seferi, sulmuesi me më shumë minuta i momentit ndër kuqezinjtë, është gati për Izraelin. I ardhur nga atmosfera e luftës në Ukrainë, për të nuk është problem të bëjë betejë edhe në Tel Aviv. "Izraeli është një kundërshtar i fortë dhe në fushën e tyre janë shumë agresivë. Ne do të punojmë këto gjashtë ditë që kemi para ndeshjes dhe do të shohim edhe pikat e dobëta të Izraelit dhe do të sulmojmë aty ku duhet".

Presioni është e qartë se rëndon mbi sulmuesit, që nuk është se kanë qenë kaq efikasë në dy daljet e para. "Pa dyshim se nëse duam të fitojmë ndeshjen, na duhen gola dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë - tha Seferi, duke treguar disponibilitet -. "Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi se me kë. Është zgjedhje e trajnerit dhe ai vendos. Kush do të jetë në fushë duhet të bëjë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale për ne".

Finale që duhet ndarë në 180 minuta, njësoj të rëndësishme. Por, duhet fituar me cdo kusht e para, sepse pa të edhe Islanda humb kuptimin: "Fokusi ynë është te Izraeli, sepse është ndeshja e parë. Do ta përgatisim Izraelin maksimalisht dhe pastaj do flasim për ndeshjen e radhës".

Lexo më tej: “Dy ndeshje vendimtare”: Reja e pranon, por mesfushën e ka ‘jashtë përdorimit’

MUNGESAT

Dy sfidat vendimtare i gjejnë kuqezinjtë me shumë mungesa, dëmtime e probleme, por besimi për fitore ndihet në fjalët e Seferit: "Këto mungesa që kemi janë me vlerë të madhe, janë lojtarë shumë të mëdhenj dhe na mërzisin pak që nuk janë me ne. Por i uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen sa më shpejt me ne. Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të përgatitemi maksimalisht për këto ndeshje sepse e dimë që janë vendimtare dhe na duhet maksimumi".

https://youtu.be/b0ioqLjCEUE

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI