Flash

Di Maria rrezikon të qendrojë jashtë deri në mes të tetorit: ja sa kushton kartoni i kuq në Monza

Lapsi.al 19 September 2022
Di Maria rrezikon të qendrojë jashtë deri në mes të

Angel Di Maria ka të ngjarë të qëndrojë larg fushave të Serie A deri në mes të tetorit. Kjo për shkak të skualifikimit të pritshëm pas përjashtimit në minutën e 40-të të ndeshjes Monza-Juventus. E kuqja direkte e nxjerrë nga Maresca, pas goditjes me bërryl ndaj Izzo, është për tu lexuar si "sjellje e parregullt". Ky veprim dënohet nga Gjykatësi sportiv me dy ose më shumë ditë pezullim. Episodi duhet të kufizohet në dy ndeshje ndalesë. Por sanksioni mund të shtrihet për protestën që argjentinasi i drejtoi arbitrit përpara se të largohej nga fusha. Nëse arbitri ka raportuar shprehje fyese, lojtari mund të dënohet për tre ndeshje. Kështu, që Fideo do të humbasë sfidat me Bologna, Milan dhe Torino.

Një fillim sezoni për t'u harruar për Di Maria, i cili deri më tani ka humbur dy ndeshje dhe disa i ka luajtur pak minuta. Argjentinasi nuk ka qenë asnjëherë në fushë për 90 minuta. Pas debutimit pozitiv me Sassuolon, sulmuesi pësoi një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin aduktor të kofshës së majtë. Fillimisht mungoi kundër Sampdorias dhe më pas Romës, por rikthimi i sforcuar në pjesën e dytë me Spezian, e dëmtoi sërish. Kështu, mungoi edhe ndaj PSG dhe Salternitanës.

Lexo më tej: Video/ Çmendet Di Maria, me 10 lojtarë Juventus është katastrofë: fitorja e parë e Monzës

Rikthimi i pjesshëm me Benfikën, pastaj titullar me Monzën, u duk se do të mbyllte një moment negativ. Në vend të kësaj, numri 22 i Juves ra në grackën e Izzos dhe kështu do të detyrohet të qëndrojë në tribunë për pak kohë. Gjykatësi sportiv do të vendosë për sa.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI