Flash

"Të gjithë trajnerët duan të fitojë 36 ndeshje në 36": Colella kthehet të justifikojë humbjen me Erzenin

Lapsi.al 19 September 2022
"Të gjithë trajnerët duan të fitojë 36 ndeshje

"Jam i lumtur se për ne ishte një test, në aspektin që e prisnim këtë ndeshje shumë të fortë. Skuadra jonë nuk është me shumë eksperiencë, kemi ndonjë të ri që e përballoi, ndaj mirë edhe kështu". Giovanni Colella, trajneri i Partizanit, nuk e fsheh entuziazmin për fitoren 1-2 në Kukës. Tekniku italian vazhdon të ndryshojë formacionin e skuadrës së tij në pesë javët e kampionatit.

Hodo, për të dytën herë radhazi titullar, duket se ka fituar besimin e italianit Colella. Tekniku e pranon se ndryshimet në ekip vijnë për shkak të asaj që tregojnë lojtarët në stërvitje: "Jam gjithmonë në vështirësi se këta djem stërviten gjithmonë mirë gjatë javës dhe më vënë në vështirësi. Ndaj jemi mirë, përderisa jam në vështirësi".

Lexo më tej: Partizani rrëzon Dobin në debutim e merr kreun: shishe kokës Carës pas golit

Nuk mund të mungonte një kthim pas në kohë në atë humbje që për shumë u duk e cuditshme. Por jo për vetë teknikun Colella: "Sipas meje nuk është korrekte ta themi këtë ndaj Erzenit që po bën një kampionat të madh. Ata janë të dytët dhe nuk kanë pësuar gol. Nuk është e çuditshme, e meritojnë. Mendoj se të gjithë trajnerët ëndërrojnë të fitojë 36 ndeshje në 36. Nuk më ka ndodhur kurrë, ndodh që humb me raste. E rëndësishme është që të ketë vazhdimësi paraqitjesh”, tha Kolela.

Në fund, italiani i ndal edhe te Cara: "Sinqerisht nuk e di, ka shkuar në spital por nuk ka ende lajme - shpjegoi ai, duke e krahasuar stadiumin e Kukësit me gjendje lufte -. E prisnim këtë ndeshje pikërisht si ishte, një luftë. Kukësi vjen nga një moment negativ dhe ndryshimi i trajnerit do të sillte shumë luftë në fushë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI