Flash

Nga Serie C, rikthehet në kombëtare, Ajeti: "Futbolli ka shumë lidhje me fatin"

Lapsi.al 19 September 2022
Nga Serie C, rikthehet në kombëtare, Ajeti: "Futbolli ka

Një nga protagonistët e aventurës fantastike të 2016, kthehet të veshë fanellën kuqezi. Arlind Ajeti rigjen Kombëtaren pas muajsh të gjatë mungese. Mbrojtësi kuqezi nuk e kishte besuar më se nga Pordenone në Serie C, mund të ishte akoma pjesë e kombëtares: "Kam luajtur katër ndeshje sepse sapo ka filluar kampionati. E kam pritur një ftesë? Nuk mund ta them. Objektivi është gjithmonë të jem në Kombëtare, por në fund e vendos trajneri".

Qendërmbrojtësi i lindur në Zvicër, sigurisht që gjen një kombëtare krejt tjetër nga ajo e 2016: "Sa herë të jem këtu, mundohem të jap maksimumin. Si në 2016 si tani. Kualiteti është shumë i lartë, me lojtarë me cilësi të lartë, me skuadra të mëdha. Shpresoj që të arrijmë të njëjtin sukses. Futbolli ka shumë lidhje edhe me fatin".

Lexo më tej: “Faleminderit, por jo”: Ajeti refuzon Tiranën, Shehi merr ‘fjalën’ e Seferit

Fat që, në fakt, kuqezinjtë duhet ta kërkojnë në Izrael e më pas në përballjen në shtëpi me Islandën: "Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi filluar të përgatitemi. Megjithatë kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë - tha Ajeti. 29 vjecari e di se grumbullimi i dedikohet mungesave të mëdha sidomos në mbrojtje: "Janë lojtarë me shumë kualitet dhe shumë të rëndësishëm në Kombëtare. Unë do të jap maksimumin nëse më jep mundësinë trajneri të luaj. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej të dielës së 18 shtatorit grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy sfidave të fundit të Ligës së Kombeve. Ndaj Izraelit luhet në transfertë (24 shtator) dhe kundër Islandës në “Air Albania” (27 shtator).

https://youtu.be/b0ioqLjCEUE

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI