Flash

Abraham, ndjesë tifozëve për rastet e humbura, Mourinho ironik me arbitrin: “Do u them lojtarëve të hidhen brenda zones”

Lapsi.al 19 September 2022
Abraham, ndjesë tifozëve për rastet e humbura, Mourinho ironik me

Tammy Abraham bën mea culpa pas ndeshjes ndaj Atalantës dhe fokusohet te sfida me Interin. Kundër zikaltërve do të luhet pas pushimit për impenjimet e kombëtares: “Më falni për këtë rezultat. Do të kthehem më i fortë dhe do të bëj më mirë”, ka shkruar në rrjetet sociale sulmuesi. Anglezi sidoqoftë u duartrokit nga tifozët e Romës në momentin e zëvendësimit, pavarësisht gabimeve të shumta para portës. Ashtu si kundër Deas, edhe në ndeshjen e San Siros, Abraham mund të luajë sërish pa Paulo Dybala. Argjentinasi ndjeu një problem në aduktorin e majtë gjatë nxemjes dhe është në dyshim për ndeshjen e Milanos. Ashtu si Lorenzo Pellegrini.

Dy lojtarët, të dy të grumbulluar nga kombëtaret përkatëse, do të respektojnë thirrjen. Ata do të shkojnë në grumbullim, por do të vlerësohen nga stafi mjekësor i Italisë dhe Argjentinës dhe mund të kthehen në Trigoria, nëse konfirmohen dëmtimet.

Lexo më tej: Video/ Atalanta ‘pushton’ Romën: dëmtohet Dybala, përjashtohet Mourinho

“Shpresojmë t’i rikuperojmë brenda 15 ditësh”, tha pas humbjes me bergamaskët José Mourinho. Portugezi në fillim të pjesës së dytë u përjashtua për protesta nga arbitri Chiffi. E për këtë arsye tekniku do të humbasë rikthimin e shumëpritur në San Siron zikaltër. “Nëse një arbitër më thotë se nuk është kurrë penallti nëse një lojtar nuk hidhet, atëherë unë duhet të ndryshoj qëndrimin me lojtarët e mi. Do t'u them atyre të hidhen brenda zonës, përndryshe nuk do na japin penallti”, tha Special One mbi episodin e kartonit të kuq.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI