Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

Reshjet e shiut rrisin rezervën energjitike në Fierzë, KESH: Prodhimi nuk ka nisur ende

Lapsi.al 18 September 2022
Reshjet e shiut rrisin rezervën energjitike në Fierzë, KESH:

Reshjet intensive të shiut kanë shtuar rezervën energjitike në Fierzë. Në tre ditë niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se dy metra duke arritur 269,5 m ndërkohë që prurjet thuajse janë trefishuar duke arritur në 250m3 në sekondë.

Por pavarësisht kësaj  ende nuk ka nisur prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralin e Fierzës për të rritur më tej rezervën. Përmirësim të gjendjes hidrike në liqenet ujëmbledhëse ka pësuar edhe Komani i cili ka arritur në 170 metra dhe Vau  Dejës në 73.3 metra. Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike në bursa është stabilizuar dhe në oraret e pikut tashmë po shitet me 133 euro.

Lexo edhe:

Kriza energjetike, Balluku tregon se do të kushtojë energjia pasi kalohet fasha prej 800 kv/orë

KESH ka blerë energji për periudhën 11-18 shtator ndërsa në bazë të ecurisë së çmimeve në bursë në fillim të javës së ardhshme do të vendoset nëse do të vijoj importi apo do të shtohet prodhimi në kaskadën e Drinit.

Ekspertët kanë parashikuar një dimër të vështirë për sa i përket situatës energjitike dhe nisur nga kjo në Shqipëri  është vendosur që  nga tetori faturimi të jetë më i lartë për familjet që shpenzojnë mbi 800KwH.

Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 40 mijë familje që do të paguajnë energjinë mbi këtë limit me 42 lekë kw nga 9.5 që paguajnë aktualisht. Por për shkak se Shqipëria është e fokusuar në prodhimin e energjisë nga uji pritet që reshjet e vjeshtës  të përmirësojnë situatën  e prodhimit të energjisë në vend.

Të këshilluara

Moti i keq anulon lundrimet nga Durrësi

Ditën e sotme moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka përfshirë tërë territorin e vendit. Kjo ka sjellë shi dhe dallgë edhe në gjirin e Durrësit. Si rrjedhoje ...

20:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI