Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

I gjuajtën me sende të forta 42-vjeçarit, arrestohen 3 persona në Sarandë

Lapsi.al 18 September 2022
I gjuajtën me sende të forta 42-vjeçarit, arrestohen 3 persona

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sunset”. Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

 

 

-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;

-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Lexo edhe:

Del ekspertiza e trupit të biznesmenit shqiptar në Greqi: Vdiq nga goditjet në kokë

Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.

Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe në 2 automjetet që këta shtetas posedonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 1 jelek muntifuksional, 3 palë doreza, 2 maska, 3 palë targa automjeti dhe 1 targë motori, 2 thika, 1 aparat për bllokim valësh, 7 aparate celulare, 10 karta SIM shqiptare dhe greke, 1 peshore elektronike, 210 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 9 fishekë dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, “Kanosja”, “Mbajta pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të këshilluara

Moti i keq anulon lundrimet nga Durrësi

Ditën e sotme moti i keq me reshje dhe erë të fortë ka përfshirë tërë territorin e vendit. Kjo ka sjellë shi dhe dallgë edhe në gjirin e Durrësit. Si rrjedhoje ...

20:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI