Flash

Humb thirrjen e Hollandës, sepse nuk përgjigjej në Whatsapp: ishte në spital te e ëma e sëmurë

Lapsi.al 18 September 2022
Humb thirrjen e Hollandës, sepse nuk përgjigjej në Whatsapp:

Portieri holandez Jay Gorter ka humbur grumbullimin me kombëtaren U-21 për shkak se nuk u përgjigj në kohë në Whatsapp. I riu ishte në spital për të parë nënën e tij të sëmurë. 21-vjeçari i Ajax nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve dhe, për këtë arsye, nuk do të bashkohet me Oranje.

Trajneri i portierëve Sierd van der Berg i dërgoi mesazh Jay Gorter për ta lajmëruar për thirrjen me ekipin e Holandës U-21. Mbrojtësi ekstrem, në ato momente ndodhej në spital për të vizituar nënën e tij, e cila vuante prej kohësh nga veshkat. Ndaj ai nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve të teknikut. Kështu, Oranje kanë vendosur ta lënë jashtë skuadre. Gorter u përpoq të shpjegonte arsyet që e shtynë atë të vononte përgjigjen, por skuadra holandeze nuk e konsideroi të vlefshëm justifikimin e tij.

Gazetari i De Telegraaf, Mike Verëeij rrëfeu atë që ndodhi në podcast-in e Kick-Off: “Mospërgjigjja ndaj mesazheve i kushtoi shtrenjtë Gorter. Sierd van den Berg mendoi se marrëdhëniet personale për lojtarin janë më të rëndësishme sesa paraqitjet në fushë. E mendoi se Gorter mund të ishte përgjigjur gjithësesi në Whatsapp, pavarësisht situatës së nënës së tij. Ose të paktën ai mund të përgjigjej më shpejt. Kështu që Jay Gorter mbeti në shtëpi”.

Lexo më tej: Video / Champions: Ajax poker ndaj Rangers dhe paralajmëron rivalët. Eintracht thyhet nga Sporting

GORTER DO TË QENDROJË NË AMSTERDAM

Kombëtarja holandeze U-21 do të përballet në ditët në vijim me Belgjikën dhe Rumaninë, por pa Gorter. Portieri kishte bërë paraqitjen e tij të parë me ekipin e të rinjve në qershor. Ai u largua nga Go Ahead Eagles për t'iu bashkuar Ajax në verën e vitit 2021. Jay është portieri i tretë i kampionëve holandezë, pas Maarten Stekelenburg dhe Remko Pasveer.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI