Flash

Gjashtë ditë për Izraelin e tre për Islandën: ja programi stërvitor i skuadrës kuqezi

Lapsi.al 18 September 2022
Gjashtë ditë për Izraelin e tre për Islandën: ja

Momenti i të vërtetës për Kombëtaren kuqezi në Nations League. Nën drejtimin e teknikut Edoardo Reja, skuadra nis nga sot përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare të kompeticionit. Shqipëria do të udhëtojë drejt Izraelit (më 24 shtator) dhe pret në shtëpi Islandën (më 27 shtator). Këto janë edhe dy sfidat e fundit të grupit në Ligën B.

Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për sfidat vendimtare të shtatorit dhe do të stërvitet në qytetin bregdetar deri të premten, kur do të udhëtojë drejt Izraelit për ndeshjen e parë zyrtare. Tekniku italian ka gjashtë ditë kohë për të hedhur në mendjen e lojtarëve idetë e tij për mënyrën si duhet të përballet me izraelitët. Sigurisht duke patur kujdes për të ruajtur forcat edhe për sfidën me Islandën. Koha është më e reduktuar, sepse në tre ditë formacioni kuqezi duhet të jetë gati.

Shqipëria sfidon Izraelin në transfertë me ndeshjen që luhet të shtunën në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, duke nisur nga ora 20:45. Pas kthimit më datë 25 shtator skuadra nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja do të vijojë përgatitjet për sfidën e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ndaj Islandës që luhet më 27 shtator në “Air Albania”, që nis në ora 20:45.

Lexo më tej: “Dy ndeshje vendimtare”: Reja e pranon, por mesfushën e ka ‘jashtë përdorimit’

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto 3 ndeshje. Të gjitha oraret e programit janë të përcaktuara sipas orës lokale shqiptare, por edhe asaj të Izraelit, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

PROGRAMI MEDIATIK E STËRVITOR

E hënë, 19 shtator 2022

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:30

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 20 shtator 2022

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:30

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 21 shtator 2022

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Tropikal-Durrës, ORA 13:30

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 22 shtator 2022

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar në Tropikal-Durrës, ORA 13:30

Seancë stërvitore, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 23 shtator 2022

Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Tel Aviv, Izrael. (sipas orës lokale të Izraelit)

Seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes përpara sfidës Izrael-Shqipëri, ORA 18:30. (sipas orës lokale të Izraelit)

E shtunë, 24 shtator 2022

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Izrael-Shqipëri, ora 20:45 (sipas orës lokale të Shqipërisë), në stadiumin “Bloomfield”, Tel Aviv”.

E diel, 25 shtator 2022

Seanca stërvitore në Tropikal – Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 26 shtator 2022

Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në Tropikal, Durrës.

Seanca zyrtare stërvitore në Tropikal, Durrës përpara sfidës Shqipëri- Islandë, ORA 18:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 27 shtator 2022

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Shqipëri- Islandë, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI