Flash

U ndalua në Rinas, një shtetas turk 26-vjeçar kërkon azil në Shqipëri

Lapsi.al 17 September 2022
U ndalua në Rinas, një shtetas turk 26-vjeçar kërkon azil

Një shtetas turk është ndaluar ne Rinas. Mësohet se menjëherë pasi ka mbërritur në Shqipëri, shtetasi turk ka kërkuar azil në vendin tonë. Avokati i shtetasit thotë sekanë depozituar kërkesën për të qëndruar. Ndërkohë autoritetet shqiptare nuk pranojnë t’i japin shkresën për ta plotësuar.

"Të trajtohet kërkesa për Azil Politik në shtetin Shqiptar , për arsye sepse dëbimi nga shqipëria mund të më rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohem për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës. Kërkues: Ahmet Emre Olur, Përfaqësuar nga avokatët: Arben Llangozi, Orgesa Serani", thuhet në kërkesën e depozituar për azil politik.

Të ngjashme: Bosi turk i kriptomonedhave nis betejën kundër ekstradimit

Nga autoritetet mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Olur i cili po mbahet i ndaluar dhe rrezikon dëbimin drejt Turqisë. Avokati i Olur, Arben Llangozi thotë se ai ka qenë gazetar në Turqi. Sipas dëshmisë së tij, Olur përndiqej nga Erdogan për shkak të bindjeve politike. Momentalisht gazetari mbahet i ndaluar në Rinas nga ku pritet të dëbohet.

Profili i Emre Olur në Twitter shkruan se ai është ekspert i sigurisë së informacionit dhe mediave sociale. Olur është i shumëkërkuar nga drejtësia turke pasi akuzohet se është këshilltar i Sedat Peker, një nga kokat e mafias në Turqi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI