Flash

Lazio u turpërua nga Midtjylland: rimburson tifozët që ishin në Danimarkë

Lapsi.al 17 September 2022
Lazio u turpërua nga Midtjylland: rimburson tifozët që ishin
Pesë golat e pësuar në Danimarkë nga Midtjylland nuk janë kapërcyer nga tifozët e Lazio. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për trajnerin Sarri. Ai, në fund të ndeshjes komentoi i dëshpëruar shembjen në transfertë. Rezultati 1-5 i pësuar në Europa League ishte një figurë e shëmtuar për skuadrën bardhekaltër dhe klubi e di mirë. Ndoshta kjo është edhe arsye që shoqëria ka vendosur të bëjë një gjest fisinik. Përmes një njoftimi për shtyp, Lazio njoftoi se do të rimbursojë koston e biletës në sektorin e miqve për 225 tifozët e pranishëm në Danimarkë. Një gjest që nuk do të kthejë pikët në renditjen e skuadrës dhe as do të anulojë provën pa ngjyrë të Lazios, por do ta bëjë mbrëmjen më pak të hidhur për tifozët. Lexo më tej: Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI