Flash

Reagon Kremlini: Nuk i është bërë atentat Vladimir Putinit

Lapsi.al 16 September 2022
Reagon Kremlini: Nuk i është bërë atentat Vladimir Putinit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar pretendimet se ka pasur një atentat kundër presidentit rus Vladimir Putin. I pyetur nëse raportet, të cilat qarkulluan fillimisht në Telegram, ishin të sakta, Peskov tha jo, sipas mediave shtetërore ruse.

Të mërkurën, britanikja Daily Mail raportoi se limuzina e presidentit rus u godit, pa dhënë asnjë informacion për kohën dhe vendin e incidentit të supozuar. Sipas të njëjtit burim, autoritetet kanë bërë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit janë shkarkuar për shkak se lëvizjet e tij u bënë të njohura. Informacioni specifik fillimisht u transmetua nga rrjeti anti-rus General SVR.

Sipas Daily Mail, “General SVR është një kanal rus në Telegram që publikon rregullisht informacione të supozuara konfidenciale për Putinin dhe Kremlinin.

Ndërsa disa janë të kujdesshëm ndaj gjeneralit SVR, të tjerë thonë se është një nga kanalet e pakta të spikatura anti-Putin në Rusi që ofron një pasqyrë të asaj që po ndodh realisht në Kremlin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI