Flash

Financimet ruse/ Berisha: Do të bëjmë transparencë, përgjegjësi e Bashës

Lapsi.al 16 September 2022
Financimet ruse/ Berisha: Do të bëjmë transparencë,

Financimet ruse në adresë të Partisë Demokratike, vijojnë të mbeten një çështje e nxehtë e aktualitetit. Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur sot për këtë çështje duke siguruar se Partia Demokratike do të bëjë transparencë që të largohet çdo dyshim prej saj. Sipas tij, përgjegjës kryesor për ngritjen e këtyre akuzave është ish-lideri i PD, Lulzim Basha.

Lexo më tej:

Financimi rus/ Berisha: Basha më tha se paratë i mblodhi nga Diaspora

“Rikthimi i kësaj çështje duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provon atë që unë kam denoncuar se Basha është mbajtur peng në këtë dosje dhe se ai duhet të japë përgjigje për origjinën  e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Nick Muzin. Nga informacionet që ka për fondet që Binjata ka dërguar tek Nick Muzin dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka e PD dhe fondet e PD. Për këtë përgjegjësia nuk është e PD , por individuale e Lulzim Bashës dhe e atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Duke u distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një komision për të bërë transparencë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me fondet ruse.”, tha ai.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI