Flash

Edhe Zvicra heq lehtësimet e vizave për rusët

Lapsi.al 16 September 2022
Edhe Zvicra heq lehtësimet e vizave për rusët

Zvicra të premten u rreshtua me Bashkimin Evropian në pezullimin e një marrëveshjeje të vitit 2009 që lehtëson rregullat për të hyrë në vendin alpin për qytetarët rusë

“Pezullimi i marrëveshjes nuk do të thotë një ngrirje e përgjithshme e vizave për rusët, por përkundrazi ata do të duhet të përdorin procedurën e zakonshme të vizave për të hyrë në Zvicër”, tha në një deklaratë këshilli federal i Zvicrës.

BE ndërmori një hap të ngjashëm më herët, duke pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave me Rusinë, por duke mos lejuar një ndalim më të gjerë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Zvicra ka çdo interes për të kontribuar në një politikë të përbashkët dhe uniforme të vizave në nivel evropian,” tha qeveria në një deklaratë për media.

“Përndryshe, do të rrezikonte të përballej me një rritje të numrit të kërkesave për viza të paraqitura në përfaqësitë e saj jashtë vendit nga shtetas rusë që kërkojnë të anashkalojnë vendimet e BE-së.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI