Flash

Prej 7 ditësh e zhdukur, dyshohet për rrëmbim të shqiptares në Greqi

Lapsi.al 15 September 2022
Prej 7 ditësh e zhdukur, dyshohet për rrëmbim të shqiptares

Një 14-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 7 ditësh në ishullin e Kos në Greqi.

Familjarët e adoleshentes me origjinë shqiptare kanë humbur gjurmët me 14-vjeçaren që prej 9 shtatorit.

Ndërkohë prindërit e adoleshentes pretendojnë se e bija është rrëmbyer nga një 20-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Sipas prindërve  e mitura është larguar nga ishulli bashkë me 20-vjeçarin.

Ata pretendojnë se 20-vjeçari mund ta ketë çuar adoleshenten në Athinë.

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe babai i 20-vjeçarit, i cili është thirrur për të dëshmuar në polici.

Lexo edhe:

Zhduket pa gjurmë biznesmeni shqiptar në Greqi

Gjithashtu policia po shqyrton pistën, që dy e mitura të jetë larguar me dëshirën e saj nga shtëpia e shoqëruar  nga shoku 20-vjeçar.

Autoritetet greke nuk kanë asnjë informacion konkret për vendndodhjen e adoleshentes shqiptare. Zhdukja e 14-vjeçares është denoncuar nga nëna e saj më 11 shtator 2022, raporton abcnews.al.

E ëma e adoleshentes ka thënë se të bijën e ka parë për herë të fundit të premten, datë 9 shtator 2022 në orën 07:00 kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në një punë.

Në orën 08:30 ajo ka folur me të në telefon dhe i ka thënë se do të shkonte në plazh me shoqet e saj.

E ëma e telefonoi sërish në orën 15:30 në celularin e një shoku që e dinte se ndodhej me të bijën dhe i tha të kthehej në shtëpi. Që atëherë aajo nuk ka mundur të kontaktojë më me të.

Ndërkohë me datë 11.09.2022, pasdite, një 49-vjeçar shqiptar ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Kos, ku ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me të miturën në një vend të panjohur.

Ai ka bërë me dije se më 10 shtator 2022, djali i tij i ka thënë se është me të miturën, dhe se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ajo nuk dëshiron të kthehet në shtëpi .

Që prej asaj dite 20-vjeçari nuk ka kontaktuar më me babanë. Sipas dimokratiki.gr, nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari ka udhëtuar në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga Kos në drejtim të Pireut.

Të këshilluara

Yuri Kim shkon në KQZ, takim me Celibashin

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon sot një takim në KQZ. Mësohet se Kim do të zhvillojë takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Lex...

11:26

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të vijojë të mbizotërohet nga kthjellimet në ultërsirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Pritet që or...

08:20

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI