Flash

Federer, i drobitur nga dëmtimet, njofton tërheqjen nga tenisi: "Ky, turneu im i fundit"

Lapsi.al 15 September 2022
Federer, i drobitur nga dëmtimet, njofton tërheqjen nga tenisi:
Roger Federer, një nga tenistët më të mëdhenj në histori, ka njoftuar lamtumirën e tij nga tenisi. Në moshën 41-vjeçare, me një video në rrjetet sociale, ai njoftoi. "Laver Cup do të jetë turneu im i fundit. Ishte një aventurë e pabesueshme - tha kampioni zviceran -. Do të luaj përsëri tenis, por jo turne ATP". Turneu ekipor, ku përballë është një përzgjedhje e lojtarëve evropianë ndaj atyre nga pjesa tjetër e botës, do të mbahet në Londër nga 23 deri më 25 shtator. Dita që bota e tenisit e priste jo pa keqardhje, ka ardhur. Pas 'mbretëreshës' Serena Williams sporti elitar humbet edhe mbretin. I munduar nga lëndimet dhe dhimbjet dhe nga një armik i pamposhtur për të gjithë kampionët, koha. Është ditë e trishtë për të gjithë dashamirët e tenisit, sepse zvicerani ishte një simbol dhe shembull autentik. Madje përtej 20 turneve Slam që fitoi, 103 turne gjithsej të një karriere ëndrrash. Protagonist i padiskutueshëm i 25 viteve të fundit, me Rafa Nadal dhe Novak Djokoviçai ka ndërtuar një rivalitet që do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë së tenisit.

VIDEO E NJOFTIMIT

"Nga të gjitha dhuratat që më ka dhënë tenisi, më e madhja është dashuria e njerëzve që kam pasur fatin t'i njoh gjatë rrugëtimit - ishin fjalët e mbretit Roger -. Prandaj dua ta ndaj këtë me ju këtë lajm: Laver Cup do të jetë turneu im i fundit. E di që do të më mungojë gjithçka nga 24 vitet e fundit, por këto 3 vite kam pasur kaq shumë probleme dhe dëmtime. Tenisi më ka trajtuar më bujarisht nga sa e kam imagjinuar ndonjëherë. Tani duhet të kuptoj se kur është koha për t'i dhënë fund karrierës sime konkurruese. Gjithashtu, dua të falënderoj kundërshtarët e mi në fushë. Kam pasur fatin të luaj aq shumë ndeshje epike që nuk do t'i harroj kurrë. Ne shtymë njëri-tjetrin dhe së bashku e sollëm tenisin në lartësi të reja. Mbi të gjitha më duhet të shpreh një falënderim të veçantë për tifozët e mi të jashtëzakonshëm. Asnjëherë nuk do ta dini se sa forcë dhe bindje më keni dhënë", tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI