Flash

Video/ Bayern dominon Barcelonën, Lewandowskit nuk i shkon mirë rikthimi: Liverpool ia del në fund

Lapsi.al 13 September 2022
Video/ Bayern dominon Barcelonën, Lewandowskit nuk i shkon mirë

Në raundin e dytë të Champions League, Bayern Mynih sundon 2-0 mbi Barcelonën me golat e Hernandez (50') dhe Sané (54') dhe kryeson fort grupin me 6 pikë. Vuan Liverpool, por nw fund mposht Ajax 2-1 vetëm në minutën e 89-të falë një goditjeje me kokë të Matip. Conte dhe Simeone bien: Tottenham dhe Atletico humbasin 2-0 kundër Sporting dhe Bayer Leverkusen. Një super Bruges mposht 4-0 Porton, ndërsa Eintracht kalon 1-0 Marsejën.

GRUPI A

Në Grupin A rikthehet ekuilibri falë 2-1 të Liverpool ndaj Ajax: një rezultat që maturohet në finale, në stilin e zakonshëm të Reds. Në Anfield, dy golat e parë erdhën në pjesën e parë: skuadra e Klopp kaloi në avantazh në minutën e 17-të falë Salah, i cili u shërbye nga Diogo Jota dhe mposhti Pasveerin me të majtën. U duk fillimi i ndeshjes i favorshëm për anglezët, por dhjetë minuta më vonë Kudus gjeti kryqëzimin e shtyllave me të majtën, duke mposhtur Alisson edhe me ndihmën e traversës dhe duke nënshkruar golin e barazimit. Në pjesën e dytë, Reds sulmuan portën e Heshtarëve pa mundur të depërtojnë, edhe sepse Pasveer bllokoi disa herë Alexander-Arnold, Salah dhe Luis Diaz. Klopp luajt letrat Firmino dhe Núñez, por sfidën e vendosi në minutën e 89-të Matip, i cili goditi me kokë në zhvillimet e një këndore. Mbrojtja holandeze e largoi, por topi kishte kaluar vijën e portës dhe teknologjia e vërtetoi duke i dhënë suksesin 2-1 Liverpool. Reds ngjiten në 3 pikë së bashku me Ajax dhe Napolin, që ndaj Rangers do të ketë mundësinë e madhe për të marrë kryesimin e grupit.

GRUPI B

Surpriza në grupin B: Bayer Leverkusen mundi 2-0 Atletico Madrid dhe pengoi skuadrën e Simeones të arratisej në renditje. Ndeshja, pas shumë rastesh, hapet në minutën e 84-të: pas një aksioni të shkëlqyer të Aspirinave, Frimpong shërbeu për Andrich, i cili me një të djathtë të saktë në zonë e vendosi topin në këndin e ulët. Formacioni i Simeones hidhet i gjithi përpara, por është i çekuilibruar dhe tre minuta më vonë pësoi 2-0 që mbylli ndeshjen: një kundërsulm perfekt i vendasve i finalizuar me të majtën nga Diaby. Me këtë sukses, Bayer ngrihet në 3 pikë, duke arritur Colchoneros.

Në vend të parë, në këtë pikë, është surpriza Bruges, që mposhti 4-0 Porton, duke futur në telashe të besuarit e Conceiçãos. Në minutën e 15', Jutgla realizoi penalltinë e shkaktuar nga Joao Mario, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, dygolëshi i nënshkruar nga Sowah (47') dhe Skov Olsen (52') shembi përfundimisht luzitanët: rezultati bëhet më pas më i rëndë falë 4-0 të Nusës, i cili nënshkroi pokerin e belgëve në minutën e 89-të. Porto kështu mbetet pa pikë dhe tashmë gjithçka do të luhet në përballjen e dyfishtë me Bayer Leverkusen.

GRUPI C

Në grupin e Interit, Bayern Mynih rikonfirmoi epërsinë në grup falë rezultatit 2-0 ndaj Barcelonës, që sigurohet vetëm në pjesën e dytë dhe pas një fraksioni të parë në të cilën blaugranat, me ish-in e madh Robert Lewandowski, shkoi disa herë pranë avantazhit. Rastin e parë në Allianz Arena e pati Pedri, i ndalur nga Neuer, më pas ishte polaku i pasaktë dy herë para portës. Pas 0-0 në 45′ e para, sfida u vendos brenda katër minutave: goditje nga këndi e Kimmich dhe goditja me kokë e Lucas Hernandez, ndëshkoi mbrojtjen e palëvizshme blaugrana dhe daljen e keqe të Ter Stegen. Në minutën e 54', erdhi 2-0 që mbylli ndeshjen: pas një aksioni të shkëlqyer i gjithi me një takim, Musiala favorizoi goditjen qendrore të Sané, i cili më pas i shmanget daljes së portierit mik me një prekje delikate me të majtën. Sfida rrezikon të rihapet vetëm me shtyllën e goditur nga Pedri, më pas Bayern ia del dhe ngjitet në 6 pikë, duke lënë Barcelonën me 3. Gjermanët do të mund të hipotekojnë kryesimin e grupit në përballjen e dyfishtë me Viktoria Plzen, ndërsa Blaugranat do të luajnë gjithçka në 180 minuta kundër Interit.

GRUPI D

Pas fitores së Sporting ndaj Tottenham, që ngjit portugezët në 6 pikë, Spurs arrihet në kuotën e 3 pikëve nga Eintracht Frankfurt, i cili fitoi 1-0 në Marseille. Pavarësisht pranisë së Payet dhe Sanchez mes titullarëve, në fund të pjesës së parë ishte Lindstrom ai që u dha gjermanëve avantazhin. Në pjesën e dytë, Kamada pa t'i anullohet dyfishimi i mundshëm për pozicion jashtë loje, por presioni i fundit i francezëve nuk çoi në 1-1 e shpresuar: Tudor mbetet në 0 pikë me 0 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, ndërsa gjermanët ngrihen në 3 pikë dhe do të luajnë të gjitha shanset në përballjen e dyfishtë me anglezët e Contes, me vajtjen në Frankfurt dhe kthimin në Londër.

Champions League

Group A

Liverpool 2-1 Ajax

Group B

Bayer Leverkusen 2-0 Atletico Madrid

FC Porto 0-4 Club Brugge

Group C

Viktoria Plzen 0-2 Inter

Bayern Munich 2-0 Barcelona

Group D

Sporting CP 2-0 Tottenham Hotspur

Marseille 0-1 Eintracht Frankfurt

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI