Flash

Ronaldon refuzon ofertën e çmendur: CR7 i tha "jo" 242 milionë eurove për dy sezone

Lapsi.al 13 September 2022
Ronaldon refuzon ofertën e çmendur: CR7 i tha "jo" 242

I dëshpëruar për tu larguar nga Old Trafford, por jo deri në këtë pikë sa të vendosë paratë përpara futbollit që ka rëndësi. Cristiano Ronaldo kërkon të matet me më të mirët, pavarësisht 37 viteve që ka mbi supe. Është pikërisht kështu, sepse ndryshe nuk do të kishte mundësi që portugezi t'i thoshte jo një oferte të tillë të çmendur, që erdhi nga 'nafta' arabe.

CR7, sipas asaj që mësohet nga mediat portugeze, i ka thënë jo një oferte monstruoze nga Arabia Saudite. Në orët e fundit, sipas asaj që mësohet, Al-Hilal i ka vënë në tavolinë sulmuesit 37-vjeçar të Manchester United një kontratë dyvjeçare me pagën stratosferike prej 121 milionë euro në sezon. Por CR7, pavarësisht tentativës në verë për t'u larguar nga Old Trafford për tu bashkuar me një ekip që të kishte mundësinë të luante në Champions League, në këtë moment të karrierës së tij preferon të qëndrojë ende në Evropë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI