Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Ministrja e Arsimit: Të rinjtë shqiptarë largohen nga vendi se në Gjermani po plaket popullsia

Lapsi.al 12 September 2022
Ministrja e Arsimit: Të rinjtë shqiptarë largohen nga vendi se

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se të rinjtë po largohen nga Shqipëria sepse në vendet perëndimore, ku kërkojnë punë, janë hapur dyert sepse “po u plaket popullsia”.

“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore siç është Gjermania por jo vetëm.

Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë.

Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës”, tha Evis Kushi.

Ministrja tregoi dhe mënyrën që ka ‘gjetur’ qeveria për t’i mbajtur të rinjtë në vend pas diplomimit.

“Për t’ju përgjigjur kësaj tendence kemi hartuar disa politika të reja.

Ndërkombëtarizimi i universiteteve, financime shtesë për programe studimi të përbashkëta më universitete prestigjioze evropiane, qëllimi ynë për të rritur cilësinë e për t’i dhënë vlerë diplomave tona s’i në universitetet më të mira të BE.

Përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar, bursa studimi më të larta ndonjëherë për studentët që zgjedhin programe si bujqësia, mësuesia, turizmi, me kushtin që studentët pas diplomimit të vijonë të mbesin në Shqipëri të japin kontribut për vendin“, tha Kushi.

Deklaratat e ministres u bënë nga Kongresi Kombëtar i Arsimit i nisur sot.

Të këshilluara

Vranësira, por jo reshje, moti ditën e sotme

Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku paraditja do të ketë kthjellime në ultësirën perëndimore dhe vranësira të p...

08:14

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI