Flash

Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete, mund të hapet në vitin 2085

Lapsi.al 11 September 2022
Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete,

Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të Mbretëreshës Victoria të Australisë.

Sipas burimeve, letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet që mbahet aty.

Letra është shkruar nga Mbretëresha në nëntor 1986 gjatë një vizite shtetërore në Sidnei. Gjithashtu janë dhënë udhëzime të qarta se kur përmbajtja e letrës duhet të zbulohet për publikun.

Në letrën e shkruar nga Mbretëresha drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, Australi thuhet: “Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme të zgjedhur nga ju në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni tek qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.”

Ndërtesa në të cilën ruhet kasaforta u përurua në 1898 për t’i bërë nderime Mbretëreshës Victoria në jubileun e saj të Diamantit.

Monarku britanik mbetet kreu i shtetit në Australi. Në vitin 1999, vendi pati një referendum për të vendosur nëse donte të bëhej republikë.

Megjithatë, 54% e popullsisë në atë kohë mbajti anën e Mbretëreshës duke vendosur që të mbetet kreu i shtetit. Për rrjedhojë, posti i kreut të shtetit të Mbretëreshës mbeti i pashfuqizuar,  shkruan Daily Mail. 

Mbretëresha e ndjerë vizitoi për herë të parë Australinë në vitin 1954. Ajo ishte monarkja e parë në fuqi që vizitoi vendin. Në total, Mbretëresha Elizabeth II e ka vizituar Australinë 16 herë.

Të këshilluara

Zbulohet vendbanimi 9000-vjeçar në Turqi

Agjencia Anadolu ka raportuar gjurmët e një vendbanimi i cili daton 9300 vjet më parë. Venbanimi është zbuluar në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet ...

12:11

Tërmeti i fuqishëm trondit Zvicën

Lëkundje të tokës janë ndierë sot në orët e pasditës në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zv...

19:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI