Flash

Fuqitë evropiane “dyshojnë” në përkushtimin e Iranit për paktin bërthamor

Lapsi.al 10 September 2022
Fuqitë evropiane “dyshojnë” në përkushtimin e

Fuqitë evropiane kanë përmendur të shtunën “dyshime serioze” rreth sinqeritetit të Iranit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore.

Ndërmjetësuesit evropianë patën deklaruar muajin e kaluar se është arritur përparim në këtë aspekt, pasi Irani është pajtuar me tekstin final të marrëveshjes.

Mirëpo optimizmi është zbehur pasi Irani më pas nuk ka miratuar ndryshimet e kërkuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të përbashkët, Franca, Gjermania dhe Britania, kanë thënë se paketa që i është prezantuar Teheranit, i ka çuar fuqitë evropiane “në kufi të fleksibilitetit të tyre”.

“Fatkeqësisht, Irani ka zgjedhur që të mos shfrytëzojë këtë mundësi diplomatike”, kanë thënë këto shtete, dhe se “Irani po vazhdon të përshkallëzojë programin bërthamor përtej arsyetimeve të besueshme për mbrojtje civile”.

Irani e ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015.

Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes.

Deklarata e tri shteteve evropiane ka ardhur një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar se përgjigja e fundit e Iranit përbën kthim mbrapa.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se Uashingtoni “nuk do të pajtohet për një marrëveshje që nuk përmbush kërkesat themelore”./REL/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI