Flash

Akuzat për Metën nga Autoriteti i Dosjeve, Berisha: Letrat të firmosura në zyrën e Ramës

Lapsi.al 9 September 2022
Akuzat për Metën nga Autoriteti i Dosjeve, Berisha: Letrat të

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i quajti gjueti shtrigash akuzat për kreun e Partisë së Lirisë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit.

Sali Berisha: Është gjah shtrigash. Një person anonim thotë “ky më ka paditur mua”. Kryetari i Autoritetit të Dosjeve ka vetëm një tagër: ti thotë atij “ligji që unë zbatoj nuk ka lidhje me këtë sepse ligjvënësi ë ka hequr të drejtën e verifikimit të figurave politike”. Pse kjo është gjithçka e turpshme? Cila ishte detyra e zonjës që kryeson Autoritetin? Ti thoshtë qytetarit: ligjvënësi e ka përjashtuar këtë problem nga unë, por ti kërko dosjen tënde dhe unë jam e detyruar ta jap dhe shko në gjykatë padit persekutorin tënd. Në qoftë se gjërat do zhvilloheshin në këtë mënyrë kjo ishte mënyra ligjore. Sapo lexova dokumentin e firmosur nga Komisioni, e pashë që ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës nga ish oficerë sigurimi. Autoriteti i Dosjeve nuk mund të përzihej kurrë se po përdoret si oficer sigurimi. Ti nuk ke të drejtë për një çështje që nuk ta jep ligji. Në Kuvend mund të jenë 30-40 ish bashkëpunëtorë sigurimi, por kjo shumicë e anulloi ligjin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë motin në territorin shqiptar, ku  më të dukshme do të jenë në zonat Veriore duke gjeneruar...

07:49

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI