Flash

Forca të shumta të rendit hyjnë në ambasadën e Iranit

Lapsi.al 8 September 2022
Forca të shumta të rendit hyjnë në ambasadën e Iranit

Pas lirimit të godinës nga stafi diplomatik, forcat RENEA dhe njësia e Anti-terrorit kanë hyrë në ambasadën e Iranit për të ushtruar kontrolle. Mësohet se gjatë paradites së sotme ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë.

Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria. Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit dhe u vendos ndërprerja e marrëdhënieve dipolmatike me këtë vend. Ndërkohë që afati 24 orësh përfundon sot në mesditë.

Pas vendimit për prishjen e marrëdhënieve, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, hodhi poshtë pretendimet e qeverisë së Shqipërisë duke i cilësuar si të pabaza, dhe e cilësoi vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat mal...

07:20

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI