Flash

Berisha godet paketën anti krizë, krahason Shqipërinë me Kosovën

Lapsi.al 8 September 2022
Berisha godet paketën anti krizë, krahason Shqipërinë me

Sali Berisha e cilësoi tallje me shqiptarët, paketën e ndihmës ekonomike që qeveria shqiptare miratoi për t’ia ardhur në ndihmë qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend Berisha tha se 15 milionë eurot e vëna në dispozicion për këtë paketë janë një shifër tepër qesharake. Si referencë Berisha mori paketën anti-krizë në Kosovë, e cila ka një GDP më të vogël se Shqipëria, por që ka vendosur në dispozicion të pesionistëve, studentëve dhe punëtorëve të ndërrmarrjeve shtetërore një ndihmë prej 100 euro.

Rritjen e çmimit të energjisë për fashën që konsumon më shumë se 800 kw në muaj Berisha e cilësoi një goditje të rëndë për shtresën e mesme, të cilëve do të duhet të paguajnë 4-fish çmimin e energjisë elektrike.

“Shqiptarët kaluan një peridhë shumë të vështirë me dy tre fishim të produkteve bazë ushqimore me naftën në stratosferë, me kapacitete turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI