Flash

Shpërthim i madh në një fabrikë në Milano, 6 të plagosur

Lapsi.al 7 September 2022
Shpërthim i madh në një fabrikë në Milano, 6 të

Kompania e cila merret me  rikuperimin e tretësve dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ndodhet në zonën industriale të Via Monferrato, në San Giuliano Milanese.

Mediet italiane raportojnë se 6 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Kryebashkiaku i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret në mënyrë që mos lejojnë futjen e tymit në shtëpi.

Punëtori i djegur rëndë u transportua me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza.

Në momentin e rënies së zjarrit, i cili shkaktoi edhe një shpërthim, në kompani ndodheshin gjithsej 17 punonjës.

Gjashtë ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe 14 ekipe zjarrfikëse.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera për dinamikën e aksidentit dhe ndikimet mjedisore që lidhen me të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI