Flash

Rama cakton drejtorin e policisë, ç'thoshte dje për pjestarin e grupit çiftelia

Lapsi.al 7 September 2022
Rama cakton drejtorin e policisë, ç'thoshte dje për

Zëvendësimi i Gledis Nanos me Muhamed Rumbullakun ngre pikëpyetje të mëdha mbi motivet e këtij emërimi nga kryeministri Rama. Gjithçka niset nga qëndrimet që ai ka mbajtur në kohën kur ishte kryetar i opozitës dhe e krahasonte policinë e asaj kohe me një organizatë kriminale të shndërruar në kërcënim direkt për jetën e qytetarëve të vendit. Shkak për këto etiketme të forta qe bërë një ngjarje e rëndë, ajo e vrasjes së komisar Dritan Lamajt në shkurt të 2013, nga Arben Frroku, vëllai i një ish deputeti aleat me socialistët.

Por, disa ditë pas ngjarjes, në mbarë mediat e opozitës u publikua një foto ku dukej gjithë kupola e policisë teksa hante, pinte dhe këndonte me çifteli me Arben Frrokun. Dyshimet qenë të mëdha se komisar Dritan Lamaj qe tradhëtuar nga shefat e vet. Por njëri prej atyre që ndodhej në foton e famshme ishte edhe Muhamed Rumbullaku (i dyti nga e majta në të djathtë ulur) të cilin kur e prezantoi sot Rama, tashmë kryeministër, e quajti "me integritet të pacënuar".

Pikërisht për të qëmtuar këtë hendek të madh, Lapsi.al ka hapur arkivat e PS (fjala gjendet ende aty) për të parë se ç'thoshte kryetari i kësaj partie për kupolën e policisë që shfaqej në foton ku bënte pjesë dhe Rumbullaku.

"Qeveria nuk siguron dot as jetën e policëve. Përkundrazi luan me jetën e policëve. Dihet botërisht se kupola e Policisë së Shtetit merr para për emërime në të gjitha nivelet e policisë. Por këtë herë ka të dhëna të tmerrshme se merren para edhe për shkarkime komisarësh, që flaken në rrugë dhe lihen në pritën e krimit. Media shkruan se është paguar lartë në kupolë, për të larguar komisarin e sapo vrarë. Historia e fotografisë së djeshme është rrënqethëse", shkruan Rama në 28 shkurt 2013.

Që nga ajo kohë rodhën shumë ujra. Vëllai i të akuzuarit për vrasje Mark Frroku, u bë deputet i grupit të PS-së. Fillimisht policia e Saimir Tahirit i mbajti të fshehta provat e për të cilat dyshohej se u vra komisari Lamaj, ndërsa kryeministri u fotografua duke bëtrë fushatë në lokalin e Arben Frrokut.

Dhe tani, qershia mbi tortë, Muhamed Rumbullaku bëhet drejtor, ndërkohë që në 2013 Rama deklaronte: "Dorëheqja nga hetimi i të fotografuarve me njeriun e akuzuar për vrasjen e komisarit është një mënyrë shumë e padenjë për të fshehur të vërtetën".

Rama dhe Rrumbullaku gjate prezantimit te drejtorit te policise kete te merkure

Eshtë vështirë të thuhet se kujt Rame i duhet besuar. Ndoshta drejtori i sapoemëruar i policisë është vërtet një polic "me integritet të pacënuar", siç tha kryeministri sot, por ama nëse është kështu shefi i qeverisë duhet të kërkojë ndjesë, për shpifjet e kryeopozitarit të djeshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI