Flash

Kanabis në mes të pyllit, arrestohet 50-vjeçari në Memaliaj

Lapsi.al 7 September 2022
Kanabis në mes të pyllit, arrestohet 50-vjeçari në

Një 50-vjeçar nga fshati Zhulaj në Memaliaj është arrestuar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Autumn” u bë arrestimi i shtetasit S.K, 50 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Autumn”, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI