Flash

Erdogan i gatshëm të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë, flet edhe për targat

Lapsi.al 7 September 2022
Erdogan i gatshëm të ndërmjetësojë mes Kosovës e

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka thënë në Beograd se është i gatshëm të ofrojë mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti turk ka folur edhe për marrëveshjen për targat e arritur mes dy shteteve, më 27 gusht.

Është shprehur i kënaqur me arritjen e asaj marrëveshjeje.

“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Erdogan.

Ai po ashtu tha se shpreson që do ta arrihet marrëveshja edhe për targat.

“E sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, ka thënë presidenti turk.

Presidenti turk po viziton disa shtete të Ballkanit Perëndimor, por në agjendë nuk e ka edhe Kosovën. /Express/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI