Flash

Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, arrestohet autori

Lapsi.al 6 September 2022
Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, arrestohet

Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 gushtit. Sipas mediave greke, një biznesmen 53 vjeçar i cili merrej me hoteleri, është personi i cili mendohet si autori i vrasjes së babait të tre fëmiëjve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash. Bëhet me dije se ka qenë vetë 53 vjeçari ai që ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin e bërë së bashku me vendin ku ndodhej trupi i pajetë i shqiptarit.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur. Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar krimin e bërë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI