Flash

Tërmeti i fuqishëm në Kinë, raportohen 7 viktima

Lapsi.al 5 September 2022
Tërmeti i fuqishëm në Kinë, raportohen 7 viktima

Të paktën shtatë persona humbën jetën në tërmetin me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, sipas një raporti fillestar nga autoritetet lokale dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror CCTV i Kinës.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:52 (koha lokale) në një thellësi prej 16 kilometrash, ishte në qytetin e Luding, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Chengdu, kryeqyteti i Sichuan.

Pak minuta më vonë, një tërmet tjetër me magnitudë 4.2 goditi qytetin Ya’an pranë Luding.

21 milionë banorët e Chengdu dhe ata të qytetit të afërt të Chongqing, 400 kilometra nga epiqendra, thanë se e ndjenë tërmetin.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni në Letoni, 4 të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën, pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë, në detin Baltik. Në bordin e avionit privat ndodhej një familje. Mes vik...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI