Flash

Sulm kamikaz jashtë ambasadës së Moskës në Afganistan, 8 viktima

Lapsi.al 5 September 2022
Sulm kamikaz jashtë ambasadës së Moskës në Afganistan,
8 persona janë vrarë pasi një person hodhi veten në erë pranë hyrjes së ambasadës ruse në Kabul. Ministria e jashtme në Moskë tha se viktimat janë personel i ambasadës ruse, por edhe afganë. Shpërthimi ndodhi kur një zyrtar i ambasadës doli nga ndërtesat për t'i lexuar emrat një turme që priste të dëgjonte për vizat, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti. Sulmuesi, i cili ishte i pajisur me bombë dhe eksplozivë iu afrua portave të ambasadës, por u qëllua për vdekje nga rojet e armatosura talebanë.

Rusia është një nga vendet e pakta që ka një prani diplomatike në Afganistan, pasi talibanët morën kontrollin e vendit në gusht të vitit të kaluar. Rusia nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve. Megjithatë, të dyja palët kanë diskutuar mbi marrëveshjet që kanë të bëjnë me blerjen afgane të mallrave si gruri, gazi dhe nafta nga Moska.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni në Letoni, 4 të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën, pasi një avion është rrëzuar në brigjet e Letonisë, në detin Baltik. Në bordin e avionit privat ndodhej një familje. Mes vik...

08:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI