Flash

Para seancës plenare, Alibeaj mbledh deputetët dhe rendit prioritetet

Lapsi.al 5 September 2022
Para seancës plenare, Alibeaj mbledh deputetët dhe rendit prioritetet

Grupi i deputetëve të PD-së që rikonfirmuan Alibeajn në krye të grupit parlamentar të PD-së  janë mbledhur këtë të hënë ne kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim. Në këtë mbledhje Alibeaj ka prezantuar prioritetet për sesionin e ri parlamentar. Ai ka propozuar tri prioritete që grupi i tij ka për sesionin e ri parlamentar:

  • Reforma legjislative;
  • Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
  • Kontrolli parlamentar.

"Jam sot përpara jush për të prezantuar prioritetet e grupit tonë gjatë këtij viti të ri parlamentar. Opozita, gjatë vitit që la pas, ishte e fokusuar në një konflikt mes vetes, që konsumoi energji të panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitarë. Tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash.", tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI