Flash

Zelensky: Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo europiani

Lapsi.al 4 September 2022
Zelensky: Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përpiqet të shkatërrojë jetën e çdo evropiani.

“Rusia kohët e fundit është përpjekur të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Evropën; transporti i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht,” tha presidenti i Ukrainës në fjalimin e tij të mbrëmjes së kaluar.

Qëllimi i Moskës, tha ai, është të dobësojë dhe frikësojë shtetet e Evropës. “Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet të japë një “goditje vendimtare” në sektorin e energjisë dhe vetëm kohezioni më i madh do të lejojë që të kundërshtohet”, vazhdoi kreu i shtetit ukrainas.

Evropianët duhet të koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, tha ai, duke shtuar se presioni mbi Rusinë duhet të rritet për të kufizuar të ardhurat e saj nga nafta dhe gazi.

Të këshilluara

Vriten me bombë 7 policë në Kolumbi

Shtatë oficerë policie humbën jetën si pasojë e një sulmi me bombë në pjesën perëndimore të Kolumbisë, në një prej ngjarjeve më të rënda ndaj forcave të s...

20:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI