Flash

Sulmi me miell ndaj ministrit të Financave, reagon policia e Kosovës

Lapsi.al 4 September 2022
Sulmi me miell ndaj ministrit të Financave, reagon policia e Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë së shtunës u sulmua me miell nga aktivistët e PSD-së.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së hodhën miell mbi ministrin, teksa ai ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.

Policia njofton se Prokurori ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar për procedura të mëtejme ligjore.

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar.

Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI